Rooney beson tek United dhe Liverpooli: Eksperienca dhe cilësia bëjnë diferencën

Rooney beson tek United dhe Liverpooli: Eksperienca dhe cilësia bëjnë diferencën

15:42, 04/04/2023

Premier League është futur në fazën më vendimtare të sezonit. Gara për titullin kampion është fokusuar mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, ndërsa mjaft interesante mbetet edhe lufta për vendin e tretë dhe të katërt që të dërgon në Champions League.

Së fundmi, legjenda e Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney në një prononcim për mediat britanike ka dhënë mendimin e tij se kush do të përfundojë në “top 4” këtë sezon në Premier League.

“Gara për titull? Asgjë nuk do të më befasonte nga Manchester City. Ata mund të bëjnë një ecuri të jashtëzakonshme dhe në fund të fitojnë sërish, por Arsenali është favorit kryesor. Të gjithë kanë pritur gabimet e tyre, por ata kanë kryesuar kampionatin nga fillimi. Kanë bërë një punë të madhe duke marrë parasysh se janë përballur me presion gjatë gjithë sezonit.

Për katër vendet e para? Disa javë më parë, u krijua iluzioni se Manchester United mund të ishte në garë për titullin e Premier League, por skuadra e Erik Ten Hag dështoi. Megjithatë, ata mund ta përfundojnë sezonin me tre trofe dhe jam i sigurt se do të përfundojnë në “top 4”. Për mua United është i sigurt, ndërsa dyshimi i vetëm është për vendin tjetër.

Mendoj se Liverpool do t’ja dalë mbanë të arrijë një vend që të dërgon në Champions League, për shkak të eksperiencës dhe cilësisë që kanë në skuadër”, u shpreh Rooney.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco