Nis epoka e re, Tuchel: Dua t’i jap trofe Bayernit

Nis epoka e re, Tuchel: Dua t’i jap trofe Bayernit

16:10, 31/03/2023

Bayern Munchen nis një epokë të re me trajnerin Thomas Tuchel në krye të ekipit.

Pas pushimit ndërkombëtar, Bundesliga rezervon sfidën më emblematike, në “Allianz Arena” atë mes Bayern Munchen dhe Borussias së Dortmundit.

Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, “verdhezinjtë” udhëheqin kampionatin me një pikë më shumë se “bavarezët” dhe padyshim kjo përballje do të vendosë shumë për titullin kampion.

Pas prezantimit zyrtar, trajneri i ri Thomas Tuchel doli edhe në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes.

Aventura e tij me kampionët në fuqi të Bayernit nis përballë të shkuarës, pasi 49-vjeçari qëndroi për dy sezone në krye të Dortmundit, por pa mundur të konkurronte Bayernin në luftën për titullin kampion.

“Kam besim të plotë tek ekipi. Lojtarët janë mësuar të luajnë sfida të mëdha. E nis aventurën tim te Bayerni në muajin prill, me një pikë prapa liderëve në Bundesligë. Jemi në çerekfinalet e kupës dhe gjithashtu luftojmë edhe për trofeun e Champions League. Pra jemi në garë për çdo titull. Ky është fokusi ynë. Është e vërtetë se është një kohë e pazakontë për të ardhur në një klub si Bayerni, por ne do të bëjmë maksimumin për ta mbyllur sa më mirë sezonin, me trofe”, tha gjermani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco