Goditje e rëndë për Napolin, Osimhen humb ndeshjen me Milanin dhe rrezikon Champions-in

Goditje e rëndë për Napolin, Osimhen humb ndeshjen me Milanin dhe rrezikon Champions-in

14:55, 31/03/2023

 

Napoli tronditet parasfidës me Milanit, me të cilin do të përballet këtë fundjavë në kampionat. Sulmuesi kryesor i të kaltërve, Victor Osimhen ka ardhur i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren dhe nuk do të jetë në dispozicion të Spallettit.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i kaltër që sqaron se Osimhen ka një problem muskulor dhe javën e ardhshme do të monitorohet për të parë kur mund të rikthehet në fushë.

E nëse kjo sfidë nuk përbën shumë problem për napolitanët, pasi kryesojnë bindshëm kampionatin, Spallettin e shqetëson fakti që mund të detyrohet të luajë pa Osihmen edhe ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Championsit, sërish ndaj kuqezinjve.

Për momentin i avantazhuar për të zëvendësuar sulmuesin nigerian, është argjentinasi Simeone, i cili veçanërisht në Ligën e Kampionëve ka bërë shumë mirë dhe tani është gati të shënojë e të udhëheqë skuadrën edhe në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco