'Laporta më tha se do të rinovonte', ish-trajneri i Barcelonës zbulon prapaskenat për largimin e Messit

'Laporta më tha se do të rinovonte', ish-trajneri i Barcelonës zbulon prapaskenat për largimin e Messit

14:12, 31/03/2023

 

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona drejt PSG-së është padyshim një nga transferimet më të bujshme të futbollit. “Pleshti” mbylli aventurën e tij me katalanasit në verën e vitit 2021 pasi nuk rinovoi kontratën duke u bashkuar më pas me gjigantët francezë të Parisit.

Për këtë lëvizje ka zbuluar më shumë detaje ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman i cili aktualisht është në krye të stolit të Holandës. Ai tregoi për “Relevo” bisedat që ka bërë me presidentin Laporta përpara se Messi të mbyllte aventurën e tij në Barcelonë.

“Laporta më takon dhe më thotë se nesër do të rinovojmë me Messin”, shprehet fillimisht Koeman. “Më pas, ditën tjetër më takon sërish dhe më thotë se e shihte shumë të komplikuar që kjo gjë të ndodhte. Në mbrëmje Messi u largua”, tha ndër të tjera Ronald Koeman

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco