'Kurrë mos thuaj kurrë', Abraham synon rikthimit te Chelsea

'Kurrë mos thuaj kurrë', Abraham synon rikthimit te Chelsea

13:41, 31/03/2023

 

Sulmuesi anglez Tammy Abraham, që prej dyn sezonesh luan në Serie A me skuadrën e Roma, u shpreh sot se mund të rikthehet në Premier League. Ai shpreson që të luajë sërish me skuadrën e Chelsea, ku dhe luante para se të transferohej në Itali.

“Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë. Gjithsesi, për momentin, vëmendja ime është e përqendruar te Roma dhe objektivat që kemi këtë sezon. Ende nuk kam nisur të mendoj për të ardhmen, por për të dhënë më të mirën këtu ku jam”, tha Abraham.

Nuk e mohoj që me Anglinë kam disa çështje end etë hapura, por nuk dua të nxitohem. Futbolli nuk ka kufinj dhe mund të luaj kudo. Ndoshta do të qëndorj te Roma edhe për 10 vite të tjera, ndoshta jo. Ndoshta rikthehem te Chelsea. Asnjëherë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, tha Abraham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco