Telenovela 'Mbappe', vjen lajmi i bujshëm nga Spanja

Telenovela 'Mbappe', vjen lajmi i bujshëm nga Spanja

12:13, 31/03/2023

 

Siç raporton gazeta spanjolle Diario AS, Kylian është gati të largohet nga PSG dhe tashmë i ka dhënë fjalën Real Madrid-it për vitin 2024.

24-vjeçari francez e sheh tashmë të pamundur ngritjen e Champions League me skuadrën e Parisit dhe është i bindur se duke iu bashkuar Los Blancos, skuadra e ëndrrave të tij, fitorja e Kupës me veshët e mëdhenj do të ishte shumë më e mundur.

Kontrata speciale e Mbappe me PSG-në u rinovua pranverën e kaluar dhe përfshin një klauzolë speciale e cila në mënyrë të pashmangshme kushtëzon aventurën e xhevahirit francez me parisienët.

Në fakt, nëse skuadra e Messi-t me shokë do të kishte fituar Champions League, marrëveshja e Kylian me Al Khelaifi do të rinovohej automatikisht deri në vitin 2025, përndryshe (siç ndodhi) do të skadonte në vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco