Rinovimi i Modric me Real Madridin varet nga Ancelotti

Rinovimi i Modric me Real Madridin varet nga Ancelotti

22:33, 30/03/2023

Luka Modric vazhdon të vrapojë pafund, të shkëlqejë dhe të fitojë.

Mesfushori i Real Madridit feston 38-vjetorin në shtator, por mosha nuk ndihet aspak kur e sheh duke luajtur.

Kroati ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Oferta ka shumë, sidomos nga klubet arabe, por dëshira e tij është të vazhdojë aventurën magjike në “Santiago Bernabeu”.

Drejtuesit janë dakord të rinovojnë me një tjetër vit, por gjithçka varet nga Carlo Ancelotti.

Modric është shumë i lidhur me italianin. Ancelotti mund të largohet nga stoli i rekordmenëve të futbollit europian në fundin e sezonit.

Veprim që pritet të ndikojë edhe te “Topi i Artë 2018” të nisë një eksperiencë të re larg Madridit.

Përndryshe, firma mbi kontratën e re është vetëm formalitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco