Perin karikon Juventusin: Sa më shumë na dënojnë, aq më të fortë bëhemi

Perin karikon Juventusin: Sa më shumë na dënojnë, aq më të fortë bëhemi

22:58, 30/03/2023

Portieri Matia Perin pranon se Juventusi ka ndryshuar si skuadër, menjëherë pas marrjes së dënimit me 15 pikë nga drejtësia sportive dhe kjo duket edhe në aspektin sesi skuadra po e kalon lehtë deri tani, këtë shuplakë të rëndë, madje janë rikthyer bindshëm në luftë edhe për zonën “Champions”.

“Pas dënimit prej 15 pikësh, kjo situatë e ka bashkuar edhe më shumë grupin tonë, siç po e tregojmë në fushën e lojës. Ditën që u morr vendimi u takuam të gjithë, u ulëm dhe folëm sy më sy me njëri-tjetrin dhe vendosëm që të japim gjithçka kemi brenda vetes.

Dhe menjëherë u kuptua energjia që kërkonim të transmetonim, edhe pse ishte po aq e drejtë që fillimisht të ishim disi të çorientuar, të shpërqendruar dhe të bënim disa gabime. Por edhe njëherë tjetër treguam se Juventusin sa më shumë e dënojnë, aq më të fortë bëhemi të gjithë këtu”, tha portieri bardhezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco