Sir Alex Ferguson dhe Wenger nderohen nga Premier Liga

Sir Alex Ferguson dhe Wenger nderohen nga Premier Liga

09:30, 30/03/2023

Sir Alex Ferguson dhe Arsène Wenger, trajnerë të përkushtuar të Manchester United dhe Arsenal, bëhen pjesë e 'Hall of Fame' të Premierligës këtë të mërkurë, njoftoi liga angleze. 

Skocezi dhe francezi u bënë trajnerët e parë që iu bashkuan grupit prestigjioz të legjendave, i cili tashmë përfshin lojtarë si Alan Shearer, Thierry Henry, Eric Cantona, Roy Keane, Frank Lampard, Steven Gerrard, David Beckham, Paul Scholes, Didier Drogba, Peter Schmeichel, ose Sergio Aguero. 

"Jam i lumtur që jam futur në ‘Hall of Fame’ të Premier League. Është një nder të marr këtë lloj mirënjohjeje,"- tha trajneri skocez tashmë në pension, i cili e bëri karrierën e tij në Premier League në Manchester United, duke ndihmuar klubin të bëhet një nga më i madhi në futbollin anglez dhe atë botëror.

Wenger mori drejtimin e Arsenalit në vitin 1996 dhe gjatë 22 viteve, ai fitoi tre tituj të Premier League, duke përfshirë sezonin ikonik të pamposhtur në 2003/2004. Ai ka arritur 476 fitore në 828 ndeshje, disa nga treguesit që shënuan prezencën e francezit në Angli.

"Unë jam shumë mirënjohës. Unë dua të njihem si dikush që e do Arsenalin,"- tha trajneri për platformat e ligës pas marrjes së vlerësimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco