Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Gavi gjithmonë e më larg Barcelonës, klubi gjerman interesohet për yllin spanjoll

Gavi gjithmonë e më larg Barcelonës, klubi gjerman interesohet për yllin spanjoll

16:55, 28/03/2023

 

Çështja e Gavit e mban Barcelonën gjithmonë e më të frikësuar. Klubi katalanas nuk mund ta regjistrojë 18-vjeçarin si lojtar të ekipit të parë për shkak të tejkalimit të kufirit të pagave prej 200 milionë euro.

Tashmë kontrata e yllit spanjoll që nënshkroi me Barcelonën deri në vitin 2026 nuk është e vlefshme dhe ky i fundit rrezikon largimin me parametra zero në verë. Klubet europiane kërkojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi tashmë për të arritur te Gavi.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, Bayern Munchen është shumë i interesuar tashmë për shërbimet e mesfushorit. Bavarezët janë të gatshëm të veprojnë nëse Barcelona nuk vepron për regjistrimin e Gavit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco