Kush është Mateo Retegui, 'ylli' i ri i Italisë?

Kush është Mateo Retegui, 'ylli' i ri i Italisë?

15:25, 28/03/2023

Deri pak ditë më parë askush në Europë nuk dinte për Mateo Reteguin dhe pasi shënoi dy gola në dy ndeshje për Italinë, tashmë u bë i preferuari i tifozëve azurr.

Kur panë listën e futbollistëve që trajneri Roberto Mancini thirri për dy raundet e para të kualifikueseve, tifozët italianë pyetën veten - kush është Mateo Retegui?

Për shkak të tij, edhe Mancini shkeli parimet e tij - trajneri italian më parë kishte kritikuar ashpër idenë që të huajt të luanin për Italinë, por gjithsesi ftoi një djalë që ka shumë pak të bëjë me Italinë.

“Të gjitha kombëtaret evropiane kanë në radhët e tyre lojtarë nga vende të tjera”, u justifikua Mancini kur njoftoi se kishte thirrur Reteguin në vend të të dëmtuarit Cire Immobile.

Kështu, bëhet fjalë për një 23-vjeçar i cili nuk kishte shkelur kurrë më parë në Itali dhe as nuk flet gjuhën italiane.

Ai ka lindur në San Fernando, një vend afër kryeqytetit argjentinas Buenos Aires dhe ka luajtur gjithashtu për kombëtaret U19 dhe U20 të Argjentinës.

Ai mori nënshtetësinë italiane nëpërmjet gjyshit të tij nga nëna Angelo Dimarco, i cili u shpërngul nga Siçilia në Argjentinë në mesin e shekullit të kaluar.

Retegui është futbollist i Boca Juniors i huazuar te Tigre, për të cilin shënoi 29 gola në 51 ndeshje këtë sezon dhe për Italinë në ndeshjet kundër Anglisë dhe Maltës shënoi nga një gol dhe u bë i preferuari i ri i tifozëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco