Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kaosi te Bayern: Zbulohen emrat e shtatë lojtarëve që bojkotuan Nagelsmann

Kaosi te Bayern: Zbulohen emrat e shtatë lojtarëve që bojkotuan Nagelsmann

12:12, 28/03/2023

Bayern Munich shkarkoi Julian Nagelsmann dhe e zëvendësoi me Thomas Tuchel dhe duket se një marrëdhënie e keqe me disa lojtarë çoi në shkarkimin e specialistit 35-vjeçar.

Kështu, siç raporton Bild, shtatë futbollistë e kanë bojkotuar Nagelsmann dhe janë mësuar edhe emrat e tyre.

Manuel Neuer, Sven Ulreich, Serge Gnabry, Leroy Sane, Jamal Musiala, Joao Cancelo dhe Sadio Mane avokuan për shkarkimin e tij, ndërsa Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka ishin mbështetësit më të mëdhenj të Nagelsmann në dhomën e zhveshjes.

Nagelsmann ishte duke bërë ski në Zillertal të Austrisë, duke u kënaqur me të dashurën e tij 30-vjeçare Lena Wurzenberger, kur mësoi për shkarkimin.

Sipas Bild, Bayern do t'i duhet të paguajë rreth 70 milionë euro dëmshpërblim Nagelsmann-it për shkarkimin e tij.

Së bashku me Nagelsmann, ndihmës trajnerët Dino Toppmöller, Benjamin Glück dhe Xaver Zembrod u shkarkuan dhe trajneri i ri Tuchel nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2025.

Nagelsmann mbërriti në pankinën e Bayernit nga Leipzig në vitin 2021 dhe ndonëse pritej të ishte një projekt afatgjatë i skuadrës nga Munichu, pas vetëm një sezoni e gjysmë, bashkëpunimi u ndërpre dhe tani ai do të kërkojë një klub të ri.

Ngaelsmann e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2016 te Hoffenheim kur ishte vetëm 28 vjeç dhe që nga viti 2019 ishte në pankinën e Leipzig.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco