'Ishte e vështirë të luanim ndaj mbrojtjes shqiptare', flet Lewandowski: Kjo ndeshje na tregoi se...

'Ishte e vështirë të luanim ndaj mbrojtjes shqiptare', flet Lewandowski: Kjo ndeshje na tregoi se...

09:26, 28/03/2023

Robert Lewandowski në ndeshjen ndaj Shqipërisë pati probleme me mundësitë e shënimit, pas mbrojtja kuqezi e bllokoi në disa raste, duke mos e lejuar të tregonte atë që ai bën gjithnjë.

Pas ndeshjes, sulmuesi i njohur polak vlerësoi mbrojtjen kuqezi, duke u shprehur se ishte shumë e vështirë të luanin ndaj tyre.

"Ishte shumë e vështirë të luanim ndaj mbrojtjes shqiptare. Gjithsesi e kishim ndeshjen në kontroll dhe ne fituam 3 pikë e duhet të jemi të kënaqur për këtë sukses. Kjo ndeshje na tregoi se sa e vështirë është faza eleminatore në këtë grup".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco