EURO 2024/ Italia bie në shtëpi ndaj Anglisë, Portugalia e Ronaldos triumfon kundër Liechtenstein

EURO 2024/ Italia bie në shtëpi ndaj Anglisë, Portugalia e Ronaldos triumfon kundër Liechtenstein

22:47, 23/03/2023

U luajtën mbrëmjen e sotme 7 duelet kualifikuese të Europianit që prodhuan në total plot 19 gola. 

Padyshim vëmendja ishte në sfidën e luajtur në Napoli, ku Anglia “theu” makthin e ndeshjeve pa fitore ndaj Italisë, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin 1-2.

“Tre Luanët” ishin dominues në pjesën e parë duke shënuar 2 herë me Rice dhe Kane në minutën e 13 dhe 44, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Italinë, që arriti të ngushtonte shifrat me debutuesin Retegui, por vetëm kaq, pasi në fund ishte skuadra e Southgate që festoi.

Në duelet e tjera, Portugali bëri detyrën ndaj Lihtenshtenit, duke u mjaftuar me triufin 4-0, ku dy gola u shënuan nga Cristiano Ronaldo.

Në dy sfidat e tjera të këtij grupi, Bosnja mposhti 3-0 Islandën, ku spikati mesfushori i Milanit, Krunic, që shënoi dopietë, teksa dueli mes Sllovakisë dhe Luksemburgut u mbyll në shifrat 0-0.

Në dy duelet e tjera, Danimarka mundi Finlandën me rezultatin 3-1, falë tripletës së sulmuesit të Atalantës, Hojlund, teksa Irlanda e Veriut triumfoi 0-2 ndaj San Marinos. Ndërkohë në orën 16:00, Sllovenia triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Kazakhistanit.

Rezultatet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco