Itali-Angli, publikohen formacionet zyrtare

Itali-Angli, publikohen formacionet zyrtare

19:56, 23/03/2023

Kualifikueset e Euro 2024 dhurojnë që në ditën e parë të tyre një ndeshje të shkëlqyer, pasi përballë vihen Italia dhe Anglia. Dy skuadra të cilat diskutuan finalen e Europianit të fundit, e shohin përsëri veten përballë njëra-tjetrës, por me shumë ndryshime nga ajo ndeshje.

Italia këtë herë i beson sulmin një të panjohuri si Retegui, të cilin Mancini nuk ka ngurruar ta hedhë në fushë nga minuta e parë edhe pse nuk e ka parë asnjëherë në veprim me të kaltrit para këtij grumbullimi. Ndërsa Sauthgate përgjigjet me mbrojtën e konsoliduar me veteranët e paprekshëm, mes të cilëve Maguire, edhe pse nuk ka luajtur rregullisht në këtë sezon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco