Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Flamuri i PD rikthehet në shtëpi

Trukimet në futboll: Në vitin 2022 u raportuan mbi 775 ndeshje të dyshimta

Trukimet në futboll: Në vitin 2022 u raportuan mbi 775 ndeshje të dyshimta

10:59, 23/03/2023

Të dhëna rreth trukimeve në futboll janë dhënë nga Globo Esporte duke iu referuar Sportradar që monitoron bastet në futboll.

Në vitin 2022, bota vendosi një rekord për numrin e ndeshjeve të dyshimta në sporte të ndryshme 1212 (34% më shumë se një vit më parë).

Në futboll, Brazili renditet i pari në këtë kategori me 152 ndeshje të dyshimta. Në vendin e dytë është Rusia (92), në të tretën është Republika Çeke (56), në të katërtin është Kazakistani (43), në të pestën është Kina (41).

Gjithsej janë 775 ndeshje të dyshimta në futboll.

Ato janë regjistruar kryesisht në ligat e ulëta, më shumë se gjysma, në divizionet e treta dhe më poshtë.

Ndërkohë, mediat franceze pak kohë më parë zbuluan se edhe në futbollin kosovar ka dyshime për kurdisje ndeshjesh, duke e vënë gishtin kah klubi i futbollit Llapi.

Shikoni renditjen:

Brazil – 152 ndeshje

Rusia – 92

Republika Çeke – 56

Kazakistani – 43

Kinë – 41

Greqia – 40

Argjentina – 39

Filipinet – 37

Polonia – 36

Tajlandë – 35

Krahasimi mes 2021 dhe 2022 të ndeshjeve të identifikuara nga Sportradar
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco