Tre super klube duan zbulimin e Napolit

Tre super klube duan zbulimin e Napolit

22:09, 18/03/2023

Khvicha Kvaratskhelia po kalon një sezon të shkëlqyer debutues te Napoli.

Mesfushori i talentuar 22-vjeçar tashmë është në radarin e disa gjigantëve evropianë.

Sipas gazetarit Ekrem Konur në rrjetet sociale, tre super klube do të garojnë për Kvaratskhelia gjatë merkatos së verës.

Kjo listë përfshin PSG, Real Madrid dhe Manchester City.

Në sezonin 2022-2023, Khvicha Kvaratskhelia luajti 29 ndeshje për Napolin, në të cilat shënoi 13 gola dhe u dha 15 asistime.

Ekspertët e portalit Transfermarkt vlerësojnë gjeorgjianin rreth 60 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, shuma e një transferimi të mundshëm mund të jetë shumë më i lartë. Shtypi flet për 180 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco