VIDEO/ Real Madrid tregoi respekt për Liverpoolin, për skenën pas ndeshjes do të flitet gjatë

VIDEO/ Real Madrid tregoi respekt për Liverpoolin, për skenën pas ndeshjes do të flitet gjatë

09:20, 16/03/2023

Mbrëmë, në ndeshjen e kthimit të 1/16-ave të Champions League, Real Madrid mundi edhe një herë Liverpool-in, kësaj radhe me rezultat 1-0 dhe kështu kaloi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe pas ndeshjes ata treguan në mënyrë të shkëlqyer respektin e tyre ndaj “të kuqve” dhe kështu gëzoi publikun botëror.

Golin vendimtar në ndeshjen e mbrëmshme e shënoi Karim Benzema, por skena pas ndeshjes është diçka për të cilën me siguri do të flitet shumë dhe në thelb tregon madhështinë e të dy klubeve dhe respektin e ndërsjellë që mbretëron mes tyre.

Menjëherë pasi arbitri vërshëlleu fundin e lojës, në stadiumin Santiago Bernabeu u vu himni i Liverpool-it “You'll never walk alone”, të cilin tifozët mysafirë, edhe pse të pikëlluar për humbjen, e pritën me entuziazëm dhe tifozët vendas e duartrokitën këtë lëvizje.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka shpjeguar këtë lëvizje të Klubit Mbretëror.

Skena si kjo sigurisht që promovojnë futbollin në mënyrën më të mirë dhe mund të shërbejnë gjithashtu si një kujtesë se respekti për kundërshtarin është një nga postulatet bazë të sportit dhe mund të jetë shembull për shumë klube, si në Shqipëri ashtu edhe në botë se si mund të tregohet kjo.

Me fitoren ndaj Liverpoolit, Reali u bë skuadra e tetë që arrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco