Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Inter në çerekfinale të Champions, flet presidenti Zhang: Dua që të përballemi me Milanin

Inter në çerekfinale të Champions, flet presidenti Zhang: Dua që të përballemi me Milanin

10:03, 15/03/2023

Steven Zhang mund t’i gëzohet tani pranisë së Interit në atë që quhet elita e Europës. Kualifikimi në 8 skuadrat më të mira të Champions League nga zikaltrit është një risi nën drejtimin e tij dhe ai i është gëzuar në maksimum, duek e festuar, por edhe duke lëshuar një mesazh sfide për “kushërinjtë”.

“Ky është një emocion i madh, një natë fantastike dhe na shpërblen punën e madhe që kemi bërë. Më në fund jemi në nivele të larta edhe jashtë Italisë. Aty ku Interi duhet të jetë. Jemi shumë të lumtur për rezultatin, Interi duhet gjithmonë të konkurrojë në nivelet më të larta në Europë. Ky është detyrim për ne.

Çerekfinalet? Do të jenë të gjitha skuadra shumë të forta, por jemi shumë të motivuar për të përballuar rivalin e radhës. Duam ët vazhdojmë të konkurrojmë në nivelin maksimal në Europë. Çdo sezon që fillojmë, duhet të jetë ky objektivi ynë, duam të luajmë deri në fund në çdo kompeticion. Shumë emocione pas 7 viteve punë në këtë klub, po bëjmë sforco maksimale dhe puna që është bërë është e ajo e duhura. Skena ndërkombëtare është ajo që na përket, duam të sigurojmë sa më shumë trofe.

Një derbi në çerekfinale? Çdo skuadër që takojmë do të jetë e fortë. Por duke parë 7 vitet e fundit, derbi më ka dhënë emocionet më të mëdha. Ndaj do të më pëlqente të luaja kundër Milanit”, theksoi Zhang pas kualifikimit të Interit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco