Sommer e mban premtimin, por çokollatat nuk mbërrijnë tek De Ligt

Sommer e mban premtimin, por çokollatat nuk mbërrijnë tek De Ligt

11:50, 14/03/2023

Yann Sommer e mbajti fjalën dhe dërgoi një sasi të madhe çokollate në adresën e Matthijs de Ligt. Megjithatë, fugoni, i cili mbante 700 kilogramë çokollatë, nuk mundi të futej në brendësi të klubit.

Sommer bëri një gabim të madh gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain dhe për pak sa nuk ndëshkoi ekipin e tij, por De Ligt rrëshqiti në mënyrë atletike dhe e hoqi topin në vijën “fatale”.

Pas ndeshjes, portieri zviceran falënderoi mbrojtësin holandez dhe i bwri njw premtim. "Do ta falënderoj De Ligt, duke i çuar me një kamion plot me çokollata para derës së tij," tha Sommer në një mënyrë komike.

Megjithatë, portieri e mbajti fjalën dhe solli një fugon plot me çokollata para dyerve të klubit . Megjithatë, dyert mbetën të mbyllura, ndaj duhej bërë diçka me sasinë e madhe të çokollatës. Në fund, palët vendosën t'ia dorëzojnë çokollatat njw shoqate bamirësie në mënyrë që banorët e Bavarisë të shijojnë vetë dhuratën falënderuese të Sommer-it, shkruan “Merkur”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco