Për herë të parë në histori, çfarë i ndodhi Milanit në 'San Siro'

Për herë të parë në histori, çfarë i ndodhi Milanit në 'San Siro'

09:35, 14/03/2023

Milan u ndal në një barazim 1-1 me Salernitanën në Serie-A. Kuqezinjtë nuk ia arritën të ruanin epërsinë e krijuar pas golit të shënuar nga Oliver Giroud.

Në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, Milan vendosi një rekord në historinë e tyre në Serie A. Asnjë lojtar italian nuk e nisi si titullar takimin për skuadrën e Stefano Piolit.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në një ndeshje kampionati. Milan renditet në vendin e katërt dhe po garon për një biletë në Champions për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, skuadra italiane siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Champions dhe të premten do të mësojë rivalët në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco