Valon Et’hemi i pandalshëm, shënon golin e 10-të në Turqi

Valon Et’hemi i pandalshëm, shënon golin e 10-të në Turqi

19:29, 13/03/2023

Valon Et’hemi konfirmohet si golashënuesi më i mirë i Istanbulspor.

Ish-futbollisti i Kukësit në Superiore gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e kampionatit ndaj Sivasspor.

Sulmuesi shënoi në minutën e shtatë të pjesës së parë teksa u shfaq i ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë duke e dërguar portierin nga një krah dhe topin në anën tjetër.

Për Et’hemin ishte goli numër 10 në kampionat dhe goli i dytë radhazi pasi shënoi edhe në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Alanyaspor.

Së fundmi, Istanbulspor po kalon një formë pozitive duke qenë se ka fituar në dy ndeshjet e fundit teksa skuadrës së Et’hemit, por edhe të Rrocës, Loshajt e Veliut i duhen pikët për të siguruar mbijetesën në elitën turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco