Lista e golashënuesve në Superiore, Hasani merr komandën

Lista e golashënuesve në Superiore, Hasani merr komandën

12:59, 13/03/2023

 

Florent Hasani shënoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Laçit, duke i hapur udhë suksesit të kampionëve, të cilët triumfuan 3-2 ndaj kurbinasve.

Ky ishte dygolëshi i dytë për 25-vjeçarin dardan, i cili ka arritur në kuotën e 11 golave në Superiore gjate këtij edicioni. Hasani është shënuesi më i mirë i kampionatit, teksa ka barazuar ish-shokun e skuadrës Redon Xhixhën.

Ai kaloi edhe ish-sulmuesin e Partizanit Xhuljano Skuka që para se të largohej në janar nga Superiorja kishte shënuar 10 gola.

Futbollisti i lindur në Vushtrri, tani synon që të fitojë dhe “Këpucën e Artë”. Pas tij, pa përfshirë Xhixhën dhe Skukën, ndodhet Patrick Nonato i Erzenit me 9 gola.

Më pas vijnë Dwamena i Egnatias, Kahrimanovic i Erzenit dhe Kallaku i Teutës me nga 7 gola. Hasani është kthyer në pikë referimi për Tiranën.

Bardheblutë mbajnë vendin e parë në kampionat me 43 pikë, ndjekur nga Partizani me dy pikë më pak. Vendi i tretë ndahet mes Vllaznisë me Egnatias (37).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco