Kessie i mbyll derën Interit: Jam i Barçës dhe do qëndroj këtu për shumë vite

Kessie i mbyll derën Interit: Jam i Barçës dhe do qëndroj këtu për shumë vite

12:43, 13/03/2023

 

Kohëve të fundit është përfolur shumë një rikthim i Franck Kessie në Milano, por kësaj radhe në ambientin e Interit. Megjithatë, mesfushori nga Bregu i Fildishtë i mbyll derën një transferimi te ish-rivalët e tij, i cili ka folur së fundmi për mediat.

“Jam në një klub të madh, jam i lumtur që luaj te Barcelona dhe dua të qëndroj për shumë vite. Xavi më jep shumë besim, Yaya Toure më ka thënë se ai është një person i mrekullueshëm.

Kur emri yt shfaqet në një vend ku ke bërë mirë, do të thotë se ke kujtime të mira aty. Kishte shumë ekipe që më kërkonin, por tani jam një lojtar katalanas dhe kam nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me ta.” – u shpreh Kessi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco