Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Zyrtare/ Ndryshim në stol, Prishtina ndahet me trajnerin e njohur

Zyrtare/ Ndryshim në stol, Prishtina ndahet me trajnerin e njohur

11:55, 13/03/2023

Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Ismet Munishin. Trajneri mori drejtimin e skuadrës së zemrës në korrikun e vitit të kaluar.

Objektivi ishte rikthimi i rekordmenëve të futbollit dardan te trofetë. Prishtina bëri një revolucion gjatë merkatos së verës.

Skuadra ndryshoi totalisht, ndërkohë që në fushë u shfaq plot oshilacione. Humbja e së dielës ndaj Malishevës (1-2) rezultoi fatale për 48-vjeçarin.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi i Prishtinës njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Munishin, i cili drejtoi kryeqytetasit në 22 ndeshje.

Trajneri i përkohshëm do të jetë Debatik Curri, ish-lojtari i kombëtares shqiptare. Prishtina renditet në vendin e katërt në kampionat, duke qenë 7 pikë larg zonës europiane.

KOMUNIKATA E PRISHTINËS

“Faleminderit Ismet Munishi! Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.

Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit. FC Prishtina e falënderon përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco