Conte flet pas eliminimit nga Liga e Kampioneve: Diferencë e madhe me Milanin

Conte flet pas eliminimit nga Liga e Kampioneve: Diferencë e madhe me Milanin

09:53, 09/03/2023

Pesë nga shtatë ndeshjet e tij të fundit në shtëpi kundër Milanit në të gjitha turnetë Antonio Conte i pati fituar. Përjashtim përbën një humbje 1-2 në tetor 2020 kur ishte në stolin e Interit.

Barazimi i djeshëm vlen si një humbje pasi Tottenhami i tij u eliminua.

Ky rezultat mund të ketë pasoja për të ardhmen e tij në Londër me teknikun që sqaroi: “Kam një kontratë në fuqi, por me klubin jemi në kontakte të vazhdueshme. Drejtuesit i njohin mendimet e mia dhe në fund të sezonit do të marrim një vendim së bashku”.

Nga një shkarkim i mundshëm që nuk do të ndodhë, te ndeshja me Milanin.

Praktikisht “Spurs”-at janë jashtë çdo diskutimi për trofe në këtë sezon, ku kënaqësi e vetme mund të jetë një vend i katër në kampionat. Lidhur me momentin dhe ecurinë e skuadrës së tij,

Conte u shpreh: “Në FA Cup luajtëm shumë keq, ndërsa humbëm një mundësi të madhe për të ecur përpara. U përpoqëm të luanim lojën dhe u pa një ndryshim i madh, për më tepër kundër një ekipi që fitoi kampionatin në vitin e kaluar. Milani është një ekip i madh me një histori të madhe. Më vjen keq për tifozët. Do të kishim dashur të bënim më tepër, por për fat të keq nuk ia dolëm. Tani vëmendja duhet të kalojë te kampionati, ku nuk duhet të rrezikojmë të mbyllim sezonin jashtë katër të parave”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco