Përfundon pjesa e parë/ Bayern Munich po vuan, por PSG nuk depërton

Përfundon pjesa e parë/ Bayern Munich po vuan, por PSG nuk depërton

21:53, 08/03/2023

Ka përfunduar në barazim pa gola 0-0 pjesa e parë mes Bayern Munich dhe PSG, e vlefshme për fazën e kthimit në 1/16-at e Champions League.

Parisienët ishin më tepër kërkues në 45 minutat e para, ndërsa bavarezët u rrezikuan shumë në dy raste pa mundur të krijojnë shumë përpara.

Vendasit shpëtuan në minutën e 38′ teksa pas një gabimi të Sommer brenda zonës i dha mundësinë Vitinha të shënonte por në atë moment De Ligt shpëtoi për mrekulli portën duke e mbajtur të paprekur.

Ndërkohë, pa gola është mbyllur edhe sfida mes në Londër mes Tottenham-dhe Milanit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco