Pasojat e derbit nuk mbarojnë, Tirana e 'gjymtuar' ndaj Laçit

Pasojat e derbit nuk mbarojnë, Tirana e 'gjymtuar' ndaj Laçit

17:27, 08/03/2023

 

Tirana doli si humbëse në derbi ndaj Partizanit teksa u mposht 2-0 duke dorëzuar edhe kreun e renditjes.

Pasojat pas një disfate në derbi nuk janë të lehta dhe bardheblutë vijnë me moralin e ulur por jo vetëm kaq. Dy titullar absolut të trajnerit Shehi do të mungojnë në sfidën e rradhës ndaj Laçit.

Kapiteni Filip Najdovski, me kartonin e verdhë të marrë në Air Albania plotëson numrin dhe pezullohet me një ndeshje ndërsa braziliani Patrick, ka pësuar një goditje në kavilje dhe është thuajse i sigurtë mungesa e tij me kurbinasit.

Në derbi, surpriza në stol ishte Kristal Abazaj por sulmuesi nuk mori asnjë minutë ndaj mbetet të shihet nëse do të jetë ai zëvëndësuesi i Patrick të shtunën në orën 17:00, me shumë mundësi në Elbasan Arena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco