Juventusi ndryshoi qëndrim pas Botërorit, merr vendimin për Di Marian

Juventusi ndryshoi qëndrim pas Botërorit, merr vendimin për Di Marian

09:03, 08/03/2023

Angel Di Maria u transferua te Juventusi si një lojtar me eksperiencë dhe me vlera të larta teknike që mund të udhëhiqnin bardhezinjtë drejt objektivave sezonale.

Megjithatë, pjesa e parë e sezonit rezultoi me shumë probleme për argjentinasin, i cili vuajti aspektin fizik.

Por, pas Kupës së Botës, i motivuar edhe nga suksesi me kombëtaren, Di Maria duket se po përjeton një rini të dytë dhe është shndërruar në një lider për Juventusin në fushë.

Janë shtatë gola dhe shtatë asiste që nga janari për 35-vjeçarin teksa këto statistika bëjnë që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të përgatisin kontratën e re për sulmuesin anësor.

Vetë Di Maria e ka shprehur në shumë raste se kërkon të jetë pjesë e Argjentinës në Kupën e Amerikës në vitin 2024.

Ish-futbollisti i PSG, e deklaroi hapur se për të luajtur me kombëtaren i duhet të vijojë me futbollin në Europë, ndaj kontrata e re me Juventusin duket se do të mirëpritet nga vetë Di Maria.

Ky i fundit ndjehet i lumtur dhe i vlerësuar në Torino dhe pritet të pranojë rinovimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco