Nuk ka paqe për yllin e Leipzig, pëson dëmtimin e katërt sezonal

Nuk ka paqe për yllin e Leipzig, pëson dëmtimin e katërt sezonal

12:12, 04/03/2023

Leipzig doli pa pikë nga transferta ndaj Borussia Dortmund, ndeshje të cilën e humbi 2-1. Fundi i ndeshjes solli edhe dëmtimin e Christopher Nkunku, i cili nuk po gjen “paqe” këtë sezon.

Francezi, i cili në verë do të transferohet në Premier League te Chelsea, u largua nga fusha në minutën e 83’ si pasojë e një tërheqje muskulore.

Ky është dëmtimi i katërt sezonal që pëson sulmuesi. Trajneri Marco Rose foli pas ndeshjes në “Signal Iduna Park”, ku ndër të tjera tha:

“Kam frikë se e kemi humbur Nkunku edhe për disa ditë. Ai ndjeu diçka në muskujt e tij gjatë një sprinti. Kishte një kontakt pak çaste më parë, por ai ndihej mirë”.

Kontrollet mjekësore do të përcaktojnë më saktë shkallën e dëmtimit të Nkunku. Te Leipzgu shpresojnë që të mos jetë gjë serioze dhe lojtari ofensiv të jetë gati për duelin e Champions ndaj Manchester City (14 mars).


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco