Kaos i plotë në ndeshjen e Kroacisë: U ndëshkua me karton të kuq, lojtari gris bllokun e shënimeve të arbitrit

Kaos i plotë në ndeshjen e Kroacisë: U ndëshkua me karton të kuq, lojtari gris bllokun e shënimeve të arbitrit

11:34, 04/03/2023

Një skenë e pabesueshme dhe e shëmtuar ka ndodhur në një ndeshje të ligës kroate të futbollit.

Në sfidën ndërmjet Istrias dhe Rijekës, arbitri nxorri jashtë loje Ande Ercegun me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90-të. Ai nuk mundi të përmbajë ndervat dhe mori bllokun e arbitrit, të cilin e grisi dhe e hodhi në tokë.

Më pas lojtari u nis për në dhomat e zhveshjes duke hequr edhe fanellën. Istria, e cila përfundoi ndeshjen me 9 lojtarë, humbi 2-0 në shtëpi. Kjo skenë ishte tepër e turpshme dhe pritet që lojtari të marrë një dënim tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco