Ronaldo: Messi është më i mirë? Atëherë shko ta shikosh, pse je këtu!?

Ronaldo: Messi është më i mirë? Atëherë shko ta shikosh, pse je këtu!?

10:33, 04/03/2023

Cristiano Ronaldo luajti të gjithë ndeshjen për Al Nassr në fitoren me përmbysje kundër Al Batin nga 0-1 në 3-1 me të tre golat në minutat shtesë. Ronaldo tentoi disa herë të shënonte, por nuk ia doli, teksa së fundmi një reagim pas ndeshjes u shpërnda në rrjetet sociale.

Sulmuesi portugez ishte duke ecur drejt dhomës së zhveshjes pas ndeshjes kur dikush e “thumboi” me disa fjalë: “Messi është më i mirë se ti”. Përgjigja e Ronaldos ishte: "Atëherë shko shikoje, pse je këtu!"

Ronaldo shënoi tetë gola dhe asistoi dy në shtatë ndeshje për Al Nassr. Rivali më i madh i karrierës së tij ka realizuar 12 gola ​​dhe po aq asistime në 20 ndeshje të kampionatit për Paris Saint-Germain.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco