Serie A/ Frenohet Napoli, Lazio i shkakton humbjen surprizë në ‘Diego Armando Maradona’

Serie A/ Frenohet Napoli, Lazio i shkakton humbjen surprizë në ‘Diego Armando Maradona’

22:45, 03/03/2023

Lazio ka shtangur kryesuesit e Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, duke i mposhtur me rezultatin 0-1, në duelin e vlefshëm për javën e 25-të të Serisë A italiane.

Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për skuadrën e Spaletit, që ka një diferencë prej 13 pikësh nga ndjekësit më të afërt, që momentalisht janë ata të Lazios.

Dueli i sotëm u vendos nga një predhë e Matia Vecinos në minutën e 67-të.

Mesfushori uruguaian realizoi një gol spektakolar, duke shtangur portieri Meret me një predhë.

Një paraqitje spektakolare edhe për Elseid Hysajn që ishte i pakalueshëm, duke qenë një ndër më të dalluarit në fushë për kryeqytetasit.

Në duelin e radhës Napoli do të presë Atalantën, ndërsa Lazio do të ndeshet në transfertë me Bolonjën.

Për Lazion kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco