Dortmundi nuk gabon ndaj Leipzig, merr kreun e Bundesligës

Dortmundi nuk gabon ndaj Leipzig, merr kreun e Bundesligës

22:34, 03/03/2023

Borussia Dortmund ka vazhduar me fitore në Bundesliga, teksa ka marrë të tetën radhazi.

Verdhezinjtë kanë triumfuar në derbin e javës së 23-të në elitën e futbollit gjerman pasi ka mposhtur RB Leipzig me rezultat të ngushtë 2-1.

Vetëm pas 13 minutave lojë realizoi Julian Brandt, por goli i mesfushorit gjerman u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Në minutën e 21-të, Marco Reus fitoi penallti pasi u pengua në zonë nga portieri mik.

Kapiteni i verdhezinjve mori përgjegjësinë dhe realizoi nga pika e bardhë për 1-0.

Sulmet e Dortmundit vazhduan dhe në minutën e 39-të ishte mesfushori Emre Can që realizoi për ta ngritur epërsinë në 2-0.

Në pjesën e dytë verdhezinjtë u tërhoqën dhe fokusin e kishin në mbrojtje.

Megjithatë ishin mysafirët që në minutën e 74-të realizuan me Emil Forsberg për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Deri në fund gola më nuk pati dhe verdhezinjë morën tre pikët në shtëpi.

Me këtë fitore Dortmund ngjitet i vetëm në krye me 49 pikë, tre më shumë se Bayerni që ka një ndeshje më pak.

Ndeshjen e ardhshme Dortmund e zhvillon derbin në udhëtim te Schalke 04, ndërsa Leipzig pret Borussia Moenchegladbach.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco