Mourinho i pezulluar për ndeshjen kundër Juves, Roma paraqet një ankesë

Mourinho i pezulluar për ndeshjen kundër Juves, Roma paraqet një ankesë

19:31, 03/03/2023

Pas mosmarrëveshjes me gjyqtarin e katërt të takimit Cremonese-Roma, Jose Mourinho u penalizua me dy ndeshje në drejtimin e verdhekuqve. Kjo bëri që “Special One” të humbasë ndeshjen e rëndësishme të së dielës ndaj Juventusit.

Siç raporton italiania “Sportmediaset”, Roma ka apeluar çështjen në Federatën Italiane të Futbollit duke kërkuar që dënimi për Mourinhon të anulohet. Përgjigja nga Federata Italiane e Futbollit pritet të jepet të shtunën pasdite, një ditë përpara se Roma të përballet me Juventusin.

Klubi kryeqytetas e konsideron sanksionin totalisht të padrejtë dhe shpreson që Mourinho të jetë në stolin e klubit për ndeshjen e radhës. Së shpejti do të ketë një takim mes teknikut 60-vjeçar dhe gjyqtarit të katërt, Marco Serra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco