Pele krijon telashe me testamentin e tij, i dilte një fëmijë më shumë

Pele krijon telashe me testamentin e tij, i dilte një fëmijë më shumë

19:07, 03/03/2023

Edson Arantes Do Nashimento, Pele, u nda nga jeta në ditët e fundit të vitit 2022 i nderuar nga e gjithë bota që e sheh atë si një legjendë të futbollit botëror që nuk do të harrohet kurrë.

Por ikona e futbollit botëror, pas vdekjes duket se ka lënë një telash për pasardhësit e tij.

Në momentin e leximit të testamentit, është zbuluar se Pele ka njohur ligjërisht Maria de Sokorro Azevedo si vajzën e tij.

Pak ditë para vdekjes, Pele ka lënë me shkrim autorizimin që një pjesë e pasurisë së tij, t’i kalonte asaj, edhe pse e nuk e kishte njohur kurrë ligjërisht.

Në fakt, një gjykatë e kishte detyruar Pele që të bënte testin e ADN-së, pas kërkesës së Marias, por ai vdiq para se të mund ta bënte një gjë të tillë.

Megjithatë, duket se Pele ka dashur që të ketë ndërgjegjen e pastër dhe e ka përfshirë në testament si fëmijën e shtatë që ka njohur ligjërisht.

Mediat braziliane kanë raportuar se fëmijët e tjerë të Pele kanë mbetur të çuditur nga ky vendim i babait të tyre dhe mendohet se disa prej tyre do të kërkojnë që të kryhet testi i ADN-së për të përcaktuar nëse ajo është me të vërtetë motra e tyre apo jo. Pasardhësit e legjendës raportohet do të ndajnë mes tyre një pasuri që arrin shumën e rreth 15 milionë dollarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco