Manchester City klubi më i qëndrueshëm në Europë, aktivizoi vetëm 47 lojtarë në 5 vite

Manchester City klubi më i qëndrueshëm në Europë, aktivizoi vetëm 47 lojtarë në 5 vite

16:44, 02/03/2023

Raporti i ri i përjavshëm i Observatorit të Futbollit CIES ka analizuar 75 kampionate në të gjithë botën sa i përket qëndrueshmërisë së klubeve të tyre në lidhje me numrin e lojtarëve të ndryshëm që kanë aktivizuar në kampionatet e tyre për 5 dhe 10 vitet e fundit.

Tri ekipet e para që kanë aktivizuar më pak lojtarë janë suedezët e Halmstads, që kanë hedhur në fushë gjatë kësaj periudhe vetëm 44 futbollistë, të ndjekur nga Manchester City i Pep Guardiolës (47 lojtarë) dhe baskët e Atletik Bilbaos (49). Sa i përket Serisë A, klubi që ka impenjuar më pak lojtarë në 5-vjeçarin e fundit është Napoli (56 futbollistë), ndjekur nga Interi (63) dhe Lazio (67). 

Image

Në një dekadë, kampionët e Anglisë zbresin në vendin e katërt (84 lojtarë), Reali i Madridit është i gjashti (86 lojtarë), ndërkohë që Arsenali e shikon veten në vendin e 11-të, me 89 futbollistë të ndryshëm. Shifrën më “alarmante” në pesë kampionatet kryesore të Europës e regjistron klubi italian i Salernitanës (me 126 lojtarë), përpara anglezëve të Notingem Forestit (121).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco