Nuk ka tolerime ndaj Mourinhos, ja vendimi i Gjykatësit sportiv

Nuk ka tolerime ndaj Mourinhos, ja vendimi i Gjykatësit sportiv

17:06, 01/03/2023

 

Skualifikim me 2 ndeshje dhe 10 mijë euro gjobë është dënimi për trajnerin portugez Jose Mourinho. Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv të Seria A, pas kartonit të kuq të trajnerit të Romës në ndeshjen e djeshme të luajtur ndaj Cremoneses. Trajneri i verdhekuqëve e paguan përplasjen me gjyqtarin e katërt Serra. Portugezi nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen ndaj Juventusit dhe Sassuolos.

Gjyqtari sportiv i Serisë A, Gerardo Mastrandrea, e zyrtarizoi dënimin me dy ndeshje, duke e quajtur si “kundërshtim të ashpër dhe të përsëritur ndaj një vendimi arbitrazhi”. Sjellje të tilla të Mourinhos vazhduan edhe pas përjashtimit të tij, me një fjalor më të rëndë dhe fjalë fyese ndaj gjyqtarit Serra.

Kjo sjellje e trajnerit portugez siç thuhet ka vazhduar jo vetëm pasi është përjashtuar, por edhe në dhomat e zhveshjes. Kujtojmë që Roma këtë sezon renditet në vendin e 5-të duke luftuar për një vend në Champions League

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco