Zanetti bën shaka me Messin: A e shoh atë tek Interi? E komplikuar, mendoj se është pak i shtrenjtë…

Zanetti bën shaka me Messin: A e shoh atë tek Interi? E komplikuar, mendoj se është pak i shtrenjtë…

14:20, 01/03/2023

Në margjinat e çmimit “The Best”, që u zhvillua në Paris, Javier Zanetti foli për mikrofonat e ESPN. Ish-kapiteni i Interit ka lavdëruar Lionel Messin. Më tej, zv.presidenti i klubit zikaltër iu përgjigj me shaka atyre që e pyesnin nëse kishte ndonjë shans për ta parë shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” me fanellën e Interit:

“Për mua, Messi është thelbi i futbollit. Leo e ka treguar këtë gjatë gjithë karrierës së tij. Është një çmim i merituar. Kur mbaroi finalja e Kupës së Botës në katar, hyra në fushë dhe përqafova Leon. I falënderova të gjithë lojtarët e Argjentinës që e bënë realitet atë ëndërr për ne. Leo tek Interi? Është e komplikuar, mendoj se është pak i shtrenjtë…”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco