'Nuk ka arritur akoma 30 gola', Casano 'thumbon' Leaon: Hero për 4 muaj, pastaj…

'Nuk ka arritur akoma 30 gola', Casano 'thumbon' Leaon: Hero për 4 muaj, pastaj…

13:35, 01/03/2023

Rafel Leao mund të konsiderohet me të drejtë si “regjisori” i suksesit të Milanit në triumfin e titullit në Serinë A. Gjithsesi, skenari në fjalë mbetet histori e së shkuarës.

Edhe pse aftësitë e luzitanit janë të padiskutueshme, nuk e kanë penguar Antonio Casanon të kritikojë hapur yllin e kuqezinjve, duke e lidhur edhe me pretendimet “e tepërta” të 24-vjeçarit mbi rinovimin e kontratës:

“Në tri vjet e gjysmë me Milanin, Leao nuk ka arritur ende në kuotën e 30 golave dhe 10 asistimeve. Kalojmë te pretendimet e tij, që marrin nuancat jashtë logjikës në bazë të performancës në fushën e blertë. Rafaeli dha paraqitje dinjitoze në një hark kohor prej 4 muajsh, më pas… Statistikat flasin qartë dhe janë fakt i pakundërshtueshëm, çka do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e ‘tortës’ së rezultateve negative i faturohen edhe 24-vjeçarit. 15 milionë euro në sezon nuk i shkojnë për shtat asaj se çfarë demonstron mbi vazhdimësinë. Unë do të shkoja drejt Gakposë dhe pse do të shpenzoja 40 milionë euro në arkat e PSV-së. Holandezi nuk është personazh i fjalëve, ai veproi në shërbim me përulësi dhe altruizëm të theksuar”, përfundonte me tone të ashpra 40-vjeçari në “BoboTv”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco