Po shkëlqen me Napolin, gati dyfishimi i pagës për yllin e sulmit

Po shkëlqen me Napolin, gati dyfishimi i pagës për yllin e sulmit

11:42, 01/03/2023

Është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni te Napoli. Khvicha Kvaratskhelia ka shkëlqyer me fanellën e kaltër në këtë sezon duke bërë që Lorenzo Insigne i cili u zëvendësua pikërisht nga gjeorgjiani të jetë tashmë vetëm një kujtim i largët.

Për këtë arsye te Napoli nuk dëshirojnë të humbasin zbulimin e këtij sezoni për të cilin kanë ardhur shumë oferta nga klube të ndryshme. Drejtuesit napoletan janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re për të blinduar sulmuesin.

Kontrata aktuale e Kvaratskhelia skadon në vitin 2027, por te Napoli duan të sigurohen për të blinduar gjeorgjianin. Ata janë gati t’i ofrojnë dyfishin e pagës, pra 5 milionë euro në sezon, në raport me 2.5 që fiton aktualisht. Ndërsa marrëveshja e re do të zgjasë deri në vitin 2028

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco