E trishtë/ E shtyp treni, ndërron jetë në moshën 32-vjeçare ish-lojtari

E trishtë/ E shtyp treni, ndërron jetë në moshën 32-vjeçare ish-lojtari

10:18, 01/03/2023

Futbolli spanjoll është i tronditur dhe mban zi për vdekjen e Pelayo Novo , ish-lojtar i Real Oviedo, Cordoba, Elche, Deportivo Lugo, CFR 1907 Cluj dhe Albacete. Ish-futbollisti vdiq në moshën 32-vjeçare pasi u godit nga një tren në qytetin La Corredoira, në Asturias, siç konfirmohet nga Real Oviedo .

"Me zemër të thyer morëm lajmin për vdekjen e Pelayo Novo, kapitenit të Fondacionit tonë. Familjarë dhe miq: ne jemi me ju. Pusho në paqe Pelayo", njoftoi klubi asturian në llogarinë e tyre në Twitter.

Garcia ndërroi jetë në moshën 32-vjeçare. Jeta e tij e shkurtër ishte e mbushur plot vuajtje pafund.

Pesë vite më parë u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli, duke pësuar fraktura të mëdha në këmbë.

Garcia iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar. Ai humbi këmbët dhe u bë një atlet tenisi me karrige me rrota.

Në vitin 2021 u bë kampion i zonës së Asturias. Më vonë iu bashkua bordit të Federatës Austriake të Tenisit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco