Gol dhe asist në derbi, Bremer: Champions? Pse jo, e meritojmë

Gol dhe asist në derbi, Bremer: Champions? Pse jo, e meritojmë

09:35, 01/03/2023

Juventusi triumfoi 4-2 në derbin ndaj Torinos, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në Serie A. Braziliani Bremer, shënoi golin e tretë dhe dhuroi asistin e golit të katërt përballë ish-ekipit.

Pavarësisht distancës prej 10 pikësh nga vendi i katërt, qendërmbrojtësi beson tek arritja e një bilete në Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. E nisëm keq, por ia dolëm të fitonim. Derbi mbetet gjithmonë një ndeshje e veçantë.

Champions? Ne po demonstrojmë në fushë se mund të arrijmë kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm.

Në teori janë edhe 50 pikë. Ne duhet të mendojmë të zbresim në fushë dhe t’i fitojmë ndeshjet një nga një”, u shpreh 25-vjeçari i bardhezinjve.

Në mesjavë, skuadra e Max Allegrit siguroi edhe kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Europë. Gjermanët e Freiburgut janë rivalët për një biletë në çerekfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco