Jose Mourinho merr karton të kuq për herë të tretë brenda këtij sezoni

Jose Mourinho merr karton të kuq për herë të tretë brenda këtij sezoni

20:52, 28/02/2023

Skuadra e Romës humbi me rezultatin 2-1 ndaj Cremoneses në stadiumin “Giovanni Zini” në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Serie A.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, në fillimin e pjesës së dytë u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo ndodhi për shkak se portugezi pati një bisedim me ton të lartë ndaj gjyqtari të katërt.

Për Jose Mourinhon kjo ishte hera e tretë që brenda një sezoni të Serie A e sheh kartonin e kuq.

Trajneri portugez pritet të mungojë në stolin e Romës për dy ndeshjet e ardhshme në Serie A, ndaj Juventusit dhe Sassuolos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco