Zihet me gjyqtarin për shkak të Kumbullës, Mourinho ndëshkohet me karton të kuq

Zihet me gjyqtarin për shkak të Kumbullës, Mourinho ndëshkohet me karton të kuq

20:03, 28/02/2023

Një faull ndaj Marash Kumbullës i ka kushtuar shtrenjtë Jose Mourinhos. Ose më saktësisht reagimi i trajnerit portugez ndaj një ndërhyrje të gabuar ndaj mbrojtësit shqiptar të Romës.

Në ndeshjen mes Cremonese dhe verdhekuqve, ku mbrojtësi shqiptar ishte mes titullarëve, fillimi i pjesës së dytë pa një episod shumë të veçantë që në sekondat e parë. Në një duel ajror, Tsadjout goditi në këmbë Kumbullën, por topi shkoi jashtë dhe gjyqtari dha rivënie anësore për Cremonese.

Mourinho kërkoi faull por nuk e mori një të tillë dhe shtoi protestat te gjyqtari i katërt i ndeshjes. Pas një shkëmbimi batutash, Mourinho reagoi shumë i nervozuar ndaj këtij të fundit, i cili sinjalizoi kryesorin e ndeshjes.

Menjëherë erdhi kartoni i kuq për trajnerin portugez, i cili u detyrua të largohej nga pankina dhe të përfundonte në tribunë për të dhënë nga atje udhëzimet për skuadrën e tij e cila po mundej në ato momente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco