Akuzohet për rrëmbim dhe torturë, Presidenti i PSG nën hetim në Francë

Akuzohet për rrëmbim dhe torturë, Presidenti i PSG nën hetim në Francë

17:39, 28/02/2023

 

Pas akuzave për ngacmim seksual të Achraf Hakimi, PSG tronditet sërish. Këtë herë nën akuzë është presidenti Nasser Al Khelaifi. Ky i fundit është nën hetim në Francë nën akuzën e rrëmbimit dhe torturës.

Siç raportojnë mediat franceze, në fakt të hënën janë emëruar tre gjyqtarët në Paris, të cilët do të shqyrtojnë akuzat e bëra nga lobisti franko-algjerian Tayeb Benabderrahmane ndaj numrit një të klubit parisien. Ai tregon se është torturuar në Katar në vitin 2020, pasi posedonte dokumente që mund të komprometonin pozicionin e Al Khelaifi.

Aktakuza pretendon se çështja lidhet me paracaktimin e Kupës së Botës 2022, por edhe me të drejtat televizive në Lindjen e Mesme për dy Kupat e ardhshme të Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco