'The Best FIFA Football Awards', si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës

'The Best FIFA Football Awards', si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës

14:03, 28/02/2023

FIFA organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Best” për të shtatin edicion radhazi.

Për zgjedhjen e lojtarit më të mirë të vitit, çmim që e fitoi Leo Messi, morën pjesë të gjithë kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve.

Trajneri Sylvinho ka zgjedhur që në vend të parë të vendosë Leo Messin dhe pas tij Benzeman e Neymar-in. Sa i përket kapitenit Etrit Berisha, ai gjithashtu vendosi në vend të parë Leo Messin, ndërsa pas tij Erling Haaland dhe Kylian Mbappen.

Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, së bashku me trajnerin Alain Giresse, kanë zgjedhur Leo Messin të parin. Mbrojtësi i Napolit vendosi në vend të dytë Mbappen dhe Vinicius, ndërsa trajneri francez vendosi dy bashkëkombësit e tij, Benzema dhe Mbappe.

VOTAT:

SYLVINHO: 1. Leo Messi, 2. Karim Benzema, 3. Neymar

ETRIT BERISHA: 1. Leo Messi, 2. Erling Haaland, 3. Kylian Mbappe

ALAIN GIRESSE: 1. Leo Messi, 2. Karim Benzema, 3. Kylian Mbappe

AMIR RRAHMANI: 1. Leo Messi, 2. Kylian Mbappe, 3. Vinicius

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco