Ronaldo ‘Fenomeni’ zgjedh 11 më të mirët e të gjitha kohërave

Ronaldo ‘Fenomeni’ zgjedh 11 më të mirët e të gjitha kohërave

13:44, 28/02/2023

Ronaldo “Fenomeni” ka zgjedhur skuadrën më të mirë të të gjitha kohërave. Qendërsulmuesi i famshëm brazilian e përfshiu veten në atë njëmbëdhjetëshe, përpara portugezit Cristiano Ronaldo, i cili nuk është në këtë 11-she. Trajneri ideal i Ronaldos është bashkëkombasi i tij Zagalo dhe skuadra dominohet nga brazilianët, raporton Globo .

 

Brazilianët dominojnë

Në portë është italiani Gianluigi Buffon. Në të djathtë të mbrojtjes është Cafu, ndërsa  në të majtë është Roberto Carlos. Në qendër të mbrojtjes janë gjermani Franz Beckenbauer dhe italiani Paolo Maldini. Në mesfushë Ronaldo zgjodhi bashkatdhetarin Zico dhe argjentinasin Diego Armando Maradona, kurse në sulm argjentinasin Lionel Messi dhe brazilianët Pele, Ronaldinho dhe – Ronaldo (Fenomeni).

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco