Historike në Spanjë, Almeria arrin fitoren e parë ndaj Barcelonës

Historike në Spanjë, Almeria arrin fitoren e parë ndaj Barcelonës

20:40, 26/02/2023

Almeria fiton ndaj Barcelonës. Skuadra e Joan Rubi i dha fund ecurisë prej tri humbjes radhazi në La Liga dhe festoi pas suksesit 1-0 kundër katalanasve.

Kjo ishte fitorja e parë në histori që Almeria arrin kundër Barcelonës.

Golin e fitores e realizoi afrikani El Bilal Toure në minutën e 24-t.

21-vjeçari nga Mali mori një top nga Luis Suarez, mposhti Ter Stegen me një gjuajtje potente dhe gjeti golin e gjashtë sezonal në La Liga.

Barcelona tentoi barazimin në minutat e mbetura, por nuk pati forcën e duhur.

Almeria menaxhoi avantazhin dhe në fund festoi me tifozët e pranishëm në stadium.

Almeria i largohet zonës së ftohtë me tri pikët e sotme.

Ndërkohë, Barça i dha fund shtatë ndeshjeve radhazi me fitore në kampionatin spanjoll.

Djemtë e Xavit regjistruan humbjen e dytë sezonale në La Liga, por vijojnë të kryesojnë të qetë me 7 pikë më shumë se Reali i Madridit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco