Duel direkt për zonën Champions, publikohen formacionet zyrtare të Milan-Atalanta

Duel direkt për zonën Champions, publikohen formacionet zyrtare të Milan-Atalanta

20:11, 26/02/2023

Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Atalantës është edhe një duel direkt për zonën e Ligës së Kampioneve në kampionat.

Lufta për titull duket e mbyllur, por Milani po përballet me vështirësi të mëdha për të siguruar një vend në katërshen e parë dhe zikaltrit janë rivalë për një pozicion të tillë.

Përballë skuadrës ku Gjimshiti është titullar i padiskutueshëm, trajneri Pioli ka dhuruar një surprizë të rëndësishme, pasi ka aktivizuar portierin Majk Menja nga minuta e parë.

Francezi mungon që nga viti i kaluar kur u dëmtua në grumbullim me Francën dhe pas rikthimit të dëmtimit, nuk dihej se kur do të luante përsëri.

Por duket se Pioli i beson plotësisht raportit të fundit mjekësor që e cilëson të rikuperuar dhe sot ai luan nga minuta e parë në vend të Tatarushanu i cili nuk ka dhënë shumë siguri në këto muaj.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco